Më shumë se gjysma e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare në Maqedoninë e Veriut nuk ndjekin çerdhet, ka paralajmëruar UNICEF-i, duke kërkuar qasje më të gjerë në edukimin parashkollor cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, UNICEF-i theksoi se investimet në zhvillimin e hershëm të fëmijëve janë vendimtare për të ardhmen e tyre, veçanërisht në kushtet e rënies së natalitetit.

Ministri i Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, deklaroi se zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së edukimit parashkollor mbeten ndër prioritetet kryesore të ministrisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume