Sot në Dellçevë patëm mundësinë të bisedojmë për projektet e reja, por gjithashtu edhe të bëjmë një retrospektivë të asaj që është arritur deri më tani.

Shfrytëzoj këtë rast që ta falënderoj kryetarin e Komunës së Dellçevës, i cili është vërtet jashtëzakonisht i motivuar. Puna e tij shihet në terren, ndërsa është mbresëlënës fakti që vazhdimisht flet për projekte të reja dhe lufton për komunën e tij. Gjithashtu, dëshiroj ta përgëzoj për punën e tij dhe t’i jap mbështetje, si dhe t’i falënderoj të gjithë këshilltarët, qytetarët dhe administratën e Komunës së Dellçevës, të cilët ndihmojnë në realizimin e secilit prej këtyre projekteve dhe e mbështesin kryetarin e komunës në synimin e tij që gjithçka që ka qenë e harruar, sot të marrë një formë konkrete, e cila do ta përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Dellçevës.

Por, jo vetëm të Komunës së Dellçevës, por edhe të komunave që gravitojnë rreth saj, do të thosha të gjithë rajonit të Pijanec-Maleshevës.

Gjithashtu, dëshiroj t’i falënderoj kolegët nga Qeveria, të cilët punojnë në interes të realizimit të sa më shumë projekteve, jo vetëm këtu, por në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Si Qeveri, në kuadër të mundësive tona, madje edhe përtej tyre, do të thosha, ndoshta kjo tingëllon si mungesë modestie, por ky është realiteti, japim gjithçka nga vetja për të realizuar edhe një projekt më shumë, për të sanua­r edhe një problem më shumë dhe për të krijuar edhe një politikë më shumë, me të cilën do të arrijmë, sado pak, t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve tanë.

Ndonjëherë ia dalim, ndonjëherë ia dalim më pak, por problemet që duhet të zgjidhen janë të shumta. Nuk do të dëshpërohemi, por thjesht jemi të motivuar dhe dëshirojmë që Maqedonia të jetë vërtet një vend i bukur dhe i denjë për të jetuar.

Prandaj, edhe një herë falënderoj nikoqirin e sotëm, kryetarin e Komunës së Dellçevës dhe të urojmë që të realizohen edhe shumë projekte të tjera në rajonin e Pijanec-Maleshevës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume