Eintracht Frankfurti ka vazhduar serinë pozitive në Bundesligë, duke e mposhtur Hoffenheimin me rezultat minimal 1-0 në shtëpi.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Jonathan Burkardt në pjesën e parë, pas asistimit të Ansgar Knauff, duke shënuar golin e tij të dhjetë në të gjitha garat këtë sezon.
Ndeshja ishte mjaft interesante, me të dyja skuadrat që patën mundësi të shënonin nga pika e bardhë, por Andrej Kramaric dhe Burkardt dështuan t’i konkretizonin penalltitë.
Hoffenheimi pati mundësi të barazonte në minutat e fundit, por portieri i Frankfurtit, Noah Atubolu, bëri një pritje vendimtare për ta ruajtur epërsinë e skuadrës së tij.
Për Hoffenheimin u paraqitën edhe dy yjet e kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.
Asllani luajti deri në minutën e 72-të dhe u vlerësua me notën prej 6.4 nga “Flashscore”.
Ndërkohë, Avdullahu e kompletoi tërë ndeshjen, duke u vlerësuar me 6.9 nga “Flashscore”.
Me këtë triumf, Frankfurti e vazhdoi serinë pa humbje në katër ndeshje radhazi, ndërsa regjistroi fitoren e tretë radhazi në shtëpi.
Ndërkohë, Hoffenheimi pësoi humbjen e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit si mysafir.
Frankfurti është i shtati në tabelë me 15 pikë, derisa Hoffenheimi është i dhjeti me 12 pikë./