Paris Saint-Germaini ka vazhduar serinë fantastike në Ligue 1, duke e mposhtur Nice me rezultat 3-2 në udhëtim, pas një përmbysjeje të rezultatit.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë me golin e Mohamed Amouras, por PSG-ja reagoi në pjesën e parë.

Senny Mayulu barazoi shifrat në minutën e 29-të nga penalltia, ndërsa vetëm një minutë më vonë Desire Doue shënoi për përmbysjen e rezultatit në 2-1, pas asistimit të Achraf Hakimit.

Një lajm shqetësues për parisienët ishte lëndimi i mundshëm serioz i Doue, i cili u detyrua ta ndërpriste paraqitjen pas golit të realizuar.

Fitoren e PSG-së e vulosi Ferran Torres, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 85-të.

Nice arriti ta ngushtonte epërsinë në 3-2 në minutat shtesë me Ali Abdin, por pa mundur ta shmangte humbjen.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi e PSG-së në Ligue 1, me të cilën skuadra parisiene vazhdon të kryesojë kampionatin francez me pesë pikë më shumë se ndjekësit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume