Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka marrë pjesë në shënimin e Festave të Nëntorit në Winterthur të Zvicrës, me ftesë të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

Në këtë organizim, kryetari Limani ishte i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi, ndërsa së bashku me bashkatdhetarët festuan Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditën e Flamurit Kombëtar.

Me këtë rast, Limani ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe përkushtimin e mërgatës shqiptare, duke vlerësuar rolin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me vendlindjen.

“Bashkatdhetarët tanë e përfaqësojnë denjësisht vendin kudo që veprojnë, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare, vlera që na bashkojnë dhe na mbajnë afër njëri-tjetrit. Mërgata jonë mbetet një urë e fuqishme lidhëse me vendlindjen”, thuhet në njoftimin e kryetarit Limani.

Në fund, kryetari Limani ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit.

“Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume