Një pamje e pazakontë ka habitur përdoruesit e rrjeteve sociale në Estoni, ku një dre është filmuar me një bri që i rritet në mes të ballit, duke i dhënë pamjen e një njëbrirëshi.

Pamjet u regjistruan nga një kamerë monitorimi në ishullin Saaremaa dhe u publikuan nga organizata Lutreola Foundation, e cila e shoqëroi videon me mbishkrimin humoristik: “U gjet një njëbrirësh!”.

Ekspertët ende nuk kanë përcaktuar se çfarë është saktësisht kjo rritje e pazakontë në kokën e kafshës. Videoja është bërë virale dhe ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume