Policia e Gostivarit ka arrestuar një 19-vjeçar gjatë kontrolleve të komunikacionit.
Ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor 2026, rreth orës 02:40, në rrugën “Ilinden” në Gostivar.
Sipas policisë, gjatë kontrollit është ndaluar një automjet Audi me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.E. (19) nga fshati Çegran. Pas verifikimeve është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa qenë i pajisur me patentë shofer.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ndërmerren masat ligjore përkatëse, raporton Tetovasot.