Jemi duke përgatitur një pako më të gjerë, të vetme të këtij lloji në Evropë, përmes së cilës studentët, nëpërmjet aplikacionit M-Shërbime, do të kenë më shumë privilegje dhe më shumë shërbime për të cilat do të mund të shfrytëzojnë privilegje. Vlerësoj se, kur e gjithë kjo të përfundojë, do të jetë një surprizë e këndshme për studentët. Natyrisht, ata do të ftohen që e gjithë kjo t’u prezantohet dhe vlerësoj se në këtë mënyrë privilegjet e studentëve do të rriten shumë më tepër sesa përfitimi aktual prej 140 denarësh për shujtën ditore studentore, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin “Top Tema”, i pyetur se cila është zgjidhja për “shujtën studentore”.

Ai theksoi se në këtë mënyrë studentët do të përfitojnë privilegje më të mëdha se ato që i gëzojnë sot.

“Kjo do të varet nga marrëveshjet që do t’i nënshkruajmë me operatorët ekonomikë. Disa operatorë ekonomikë mund të ofrojnë privilegj prej 5%, disa mund të ofrojnë privilegj prej 20, 25, madje edhe 50%. Prandaj them se, nëse e nxjerrim një mesatare, mendoj se do të jetë shumë më tepër se ajo që përfitojnë sot”, theksoi Hristijan Mickoski.