Dihet së asnjë shtet nuk mund të inkuadrohet në strukturat e BE-së , pa forcim të sundimit të ligjit dhe luftës kunder korrupcionit që nuk u bë kurrë në mënyrën e deshiruar dhe kërkuar edhe nga struktura më e lartë politike evropiane .Pa të, rritja ekonomike mbetet e pamjaftueshme, besimi publik dobësohet dhe të rinjtë vazhdojnë të largohen.Ne këtë contest reformat do të hapnim mundësin të përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe do të tërhiqnin investimet e jashtme shumë të munguara pa të cilat nuk kalohen lehtë krizat.Qytetarët e Kosovës meritojnë të njejtat standarde dhe mundësi që të bëhën pjesë e Evropës së Bashkuar…

Skënder MULLIQI

Këshilli Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit të disa shteteve të Ballkanit.Kosova ka mbetur ende largë kësaj axhende shumë të rëndësishme .Sigurishtë se më optimizëm shqiptarët e presin këtë ditë të madhe, qe vendin e tyre ta ndriqojnë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian, me shpresën e një fillimi të ri.Inkuadrimin e Kosovës në BE e përmendi edhe kryeministri, Albin Kurti.Po sa jemi ne të përgatitur për hapjën e kësaj rruge mbetet e diskutueshme ? Negociatat janë mënyrë me efektive për të forcuar funksinimin e institucioneve demokratike të vendit, për të siguruar sundimin e ligjit dhe për të përmirësuar rrënjësisht standardet e jetesës , siq ishte rasti për qdo shtet tjetër në rrugën drejtë anëtarësimit.Dihet se ky është proces i gjatë dhe I mundimshem.Shfrytëzimi i të gjitha potencialeve të rëndësishme të pa shfrytëzuara në Kosovë , është një mundësi pakë sa e humbur.Por që mundësitë e humbura kan qmimin e tyre jo të vogël.Mos veprimi për të zënë hapin për Kosovën janë reale , integrim më i ngadaltë evropian , reformat e humbura , shanse të humbura për përparim ekonomik dhe politik dhe ngecje pas fqinjeve tanë.Dihet se afatet lidhen më reformat e kërkuara nga BE-ja , të cilat duhet të përmbushen.Mosshfrytëzimi i mundësive të tilla është i pashpjegueshëm dhe madje i papërgjegjshëm.Dihet së bota është në një gjendje gjeopolitike shumë të paqendrueshme dhe të pasigurt , ekziston një vrull i fortë drejtë një Evrope të zgjeruar ku mbrëtëron paqja dhe prosperiteti .Disa vende ne rajon , kanë bërë përparime nga ky contest i ri gjeopolitik , duke bërë hapa të rëndësishem në rrugën e tyre evropiane .Dihet së asnjë shtet nuk mund të inkuadrohet në strukturat e BE-së , pa forcim të sundimit të ligjit dhe luftës kunder korrupcionit që nuk u bë kurrë në mënyrën e deshiruar dhe kërkuar edhe nga struktura më e lartë politike evropiane .Pa të, rritja ekonomike mbetet e pamjaftueshme, besimi publik dobësohet dhe të rinjtë vazhdojnë të largohen.Ne këtë contest reformat do të hapnim mundësin të përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe do të tërhiqnin investimet e jashtme shumë të munguara pa të cilat nuk kalohen lehtë krizat.Qytetarët e Kosovës meritojnë të njejtat standarde dhe mundësi që të bëhën pjesë e Evropës së Bashkuar. Jemi vonuar që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim, sepse Kosova gjatë u përballë më kriza të papërgjegjshme politike dhe institucionale .Dihet së sa donacione të BE-+së u humbën nga pa përgjegjësia e klasës politike . BE-ja thekson mbështetjen dhe ndihmën e saj të plotë edhe për Kosovën , në rrugën evropiane , por që natyrishtë nuk mund të jetë zëvendësim për lidershipin vendas. Aktorët politik sikur kan harruar vullnetin politik dhe instiucional , ata mund të gjejnë zgjidhje që u sjellin dobi të gjithëve. Pa vonuar më shumë duhet të kemi vullnet politik dhe punë që detyrimet ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj BE-së të përmbushen , nese nuk dëshirojmë të mbesim rast i humbur…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume