Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve.
Rasti, edhe sot e kësaj dite, mbetet simbol i drejtësisë selektive, me perceptimin se ndëshkohen vetëm qytetarët e zakonshëm, por jo edhe të fuqishmit.
Megjithatë, shprehja “në burg mbeti vetëm ai me qebapët”, e cila përdoret në folklorin politik në Maqedoni, nuk pasqyron të vërtetën. Kjo për shkak se Karamanovi, në fundjavën e parë të lirë që iu lejua në vitin e largët 2017, nuk u kthye më në burg.
“Personi për të cilin po pyesni është dënuar me gjashtë vjet e 11 muaj burg, sipas nenit 237, paragrafi 1 dhe nenit 236, paragrafi 1 të Kodit Penal. Për të është shpallur fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Idrizovës”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Sloboden Peçat”.
Nga burgu i Idrizovës për “Sloboden Peçat” thonë se ai ishte arratisur në vitin 2017 dhe se i kishin mbetur edhe disa vite për ta vuajtur dënimin me burg.