MPB Maqedoni njofton se dje (24.11.2026) në orën 18:10 në rrugën “Krushevaçka” në Tetovë, oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar S.D. (25) nga Tetova.

“Ai kërkohej në bazë të një vendimi gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muajsh për një krim të kryer sipas nenit 188 paragrafi 5 të Kodit Penal”.

“Ai është dërguar në Institucionin Korrektues të Burgut Idrizovo për të vuajtur dënimin me burg”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume