Ku janë dokumentet e Alta Bankës? Studentët në Serbi kërkojnë përgjegjësi nga tri institucione shtetërore!
Studentët në Serbi kërkojnë të zbardhet fati i dokumentacionit dhe të dhënave elektronike të Alta Bankës pas revokimit të licencës së saj dhe hapjes së procedurës së falimentimit.
Ata kanë përgatitur tri kërkesa për qasje në informacione me karakter publik, drejtuar Agjencisë për Sigurimin e Depozitave, Bankës Popullore të Serbisë dhe Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.
Studentët kërkojnë të dinë nëse dokumentacioni i bankës është ruajtur, ku ndodhet dhe çfarë masash kanë ndërmarrë institucionet kompetente para dhe pas revokimit të licencës.
Ata theksojnë se nuk kërkojnë të dhëna konfidenciale për klientët apo transaksionet individuale, por transparencë lidhur me veprimet e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e provave.
Sipas studentëve, përgjegjësia institucionale dhe ruajtja e provave nuk mund të presin ndryshimin e pushtetit në Serbi.
Rasti i Alta Bankës ka shkaktuar pasoja edhe në Maqedoninë e Veriut, ku procedura e marrjes në pronësi të bankës në Manastir dhe përgjegjësia institucionale janë objekt i një debati mbikëqyrës në Kuvend