Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pronarit dhe administratorit të një firme, si dhe ndaj vetë kompanisë, për dyshime për evazion fiskal dhe falsifikim apo shkatërrim të librave afaristë.

Gjatë inventarizimit në kuadër të procedurës së falimentimit, është konstatuar se në librat afaristë figuronin mallra në vlerë prej rreth 5,6 milionë eurosh, të cilat nuk janë gjetur fizikisht. Sipas dyshimeve, pronari i firmës i kishte përvetësuar mallrat gjatë vitit 2024.

Policia Financiare ka konstatuar se nuk janë paguar detyrime tatimore prej rreth 1 milion eurosh për TVSH dhe 622 mijë euro për tatimin mbi të ardhurat personale.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume