Një ish-inspektor tatimor në Serbi ka ngritur kallëzim penal ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq dhe ish-kryeministres Ana Brnabiq, duke i akuzuar për dëmtimin e kompanisë shtetërore „Telekom Srbija“ në vlerë mbi 1.2 miliardë euro.

Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe përfshin edhe ish-drejtorin e Telekomit, Predrag Çulibrk, drejtorin aktual Vladimir Luçiq dhe persona të tjerë.

Ish-inspektori Duško Vuksanoviq pretendon se gjatë viteve 2018–2026 janë shkaktuar 780.7 milionë euro dëme përmes kontratave të mbipaguara, ndërsa humbjet operative arrijnë në 437 milionë euro.

Ai ngre dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndikim të paligjshëm, pastrim parash dhe mashtrim.

Në kallëzim përmendet edhe dyshimi se paratë publike janë përdorur për dobësimin e pluralizmit mediatik në Serbi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume