Dyshime për operacione të panevojshme në spitalet private: Nëntë nga 13 ndërhyrje rezultuan të pajustifikuara
Kardiologu intervenues, Sashko Kedev, ka kërkuar sërish nga institucionet kompetente të kryejnë kontrolle në spitalet private, pas dyshimeve për ndërhyrje të panevojshme kardiokirurgjikale.
Sipas Kedevit, ekspertët e huaj kanë konfirmuar pretendimet e tij, duke konstatuar se në nëntë nga 13 rastet e analizuara, operacionet kanë qenë të panevojshme.
Kedev kritikoi autoritetet shëndetësore, të cilat, ndonëse janë në dijeni të rezultateve të analizës, ende nuk kanë ndërmarrë kontrolle në spitalet private.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi se ka përfunduar intervistat në Agjencinë për Siguri Kombëtare për marrjen e certifikatës së sigurisë, e cila do t’i mundësojë qasje në dosjen e rastit.
Pas marrjes së certifikatës, ministri pritet të shqyrtojë raportin dhe të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. / Skopjeinfo