Khloé Kardashian ka habitur me një deklaratë të pazakontë për jetën e saj sentimentale, duke pranuar se do të ishte e hapur edhe ndaj një martese me një burrë homoseksual, pa pasur mes tyre një marrëdhënie romantike.
Gjatë episodit më të fundit të reality show-t “The Kardashians”, 42-vjeçarja diskutoi me influencerin Colt Paulsen për mundësinë e një të ashtuquajture “martese livandoje”, një bashkim mes një burri dhe një gruaje, ku njëri ose të dy partnerët kanë orientim seksual joheteroseksual.
“Gjithmonë mund të bësh një martesë livandoje. Nëse të duhet ndonjëherë, unë jam këtu”, i sugjeroi ai, ndërsa Khloé u përgjigj: Jam gati në çdo moment.
Më pas, ajo shpjegoi me humor se gjithçka do të varej nga ajo që partneri i saj i ardhshëm mund të ofronte: A do të më bënte të dukesha bukur çdo ditë? U krye! Kaq më duhet.
Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi Kardashian foli edhe për seksualitetin e saj në podcastin “Khloé in Wonderland”. Gjatë bisedës me mikun Simon Huck, ajo diskutoi mundësinë që të jetë demiseksuale, pra një person që përjeton tërheqje seksuale vetëm pasi krijon një lidhje emocionale me dikë.
“Besoj se nuk kam pasur kurrë një aventurë vetëm për një natë. Mos vallë jam demiseksuale? Uau!”, reagoi ajo pasi miku i shpjegoi kuptimin e këtij termi.
Prej pesë vitesh, Khloé nuk ka dalë në takime romantike dhe është përqendruar te rritja e dy fëmijëve të saj, True dhe Tatum, nga marrëdhënia me Tristan Thompson. Çifti u nda përfundimisht në vitin 2021, pas disa episodeve të tradhtisë nga basketbollisti.
Kardashian ka qenë më parë e martuar edhe me Lamar Odom, me të cilin u nda në vitin 2016.