Ndodhën incidente dhe ndërprerje e ndeshjes mes Beşiktaş dhe ekipit izraelit Hapoel Beer Sheva në raundin e pestë të Ligës së Evropës, që po luhej sonte në qytetin gjeorgjian Batumi. Sipas raporteve të mediave turke, policia gjeorgjiane ndërhyri kundër tifozëve të Beşiktaş pasi ata ngritën flamuj palestinezë në tribunë.

Mediat publikuan pamje ku shihet se si oficerët e policisë përpiqen t’ua heqin flamurin tifozëve, pas çka erdhi deri te një përleshje fizike dhe shtyrje. Një pjesë e të pranishmëve reaguan ndaj intervenimit të policisë.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume