14-vjeçari në Tetovë dyshohet se i mori para bashkëmoshatarit nën kërcënim me mjet të mprehtë
Më 26.11.2026 në orën 15:15, në SPB Tetovë, M.A. (43) nga Tetova ka denoncuar se një i mitur 14-vjeçar nga Tetova, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i kishte marrë para djalit të tij 14-vjeçar informon Tetovasot.

Sipas denoncimit, i njëjti i mitur edhe më herët dyshohet se kishte kryer të njëjtën vepër ndaj djalit të tij.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS