Më 26.11.2026 në orën 18:30, policia e DPB Gostivar ka privuar nga liria B.Sh. (36) dhe R.R. (26), të dy nga Gostivari.
Sipas denoncimit, rreth orës 18:00 para një lokali hotelierik në Gostivar, pas një mosmarrëveshjeje për hapësirë parkimi, ata e kanë sulmuar fizikisht M.S. (41) nga Gostivari.
Gjatë incidentit, sipas policisë, është shtyrë edhe bashkëshortja e tij, e cila në krah mbante fëmijën e tyre të mitur.
Dy personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.