SPB Tetovë ka njoftuar se më 26.11.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Kiro Ristovski Dërnc” në Tetovë, është privuar nga liria G.S. (40) nga Tetova.

Sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, ai dyshohet se rreth orës 18:20, në një objekt hotelierik në Tetovë, duke e kërcënuar një 55-vjeçare me mjet të mprehtë, ia ka marrë portofolin.

Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një thikë e palosshme. Personi është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të vijojë parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume