Policia ka realizuar kontrolle të shtuara në komunikacion në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Tetovasot, tetë persona janë privuar nga liria për shkak të dyshimit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Shumica prej tyre janë kapur duke drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa njëri prej tyre ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume