Numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të shënojë rënie, ndërsa shtimi natyror i popullsisë mbetet negativ.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë periudhës korrik–shtator të vitit 2026 në vend kanë lindur 4.160 foshnja, ndërsa kanë vdekur 4.807 persona.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i lindjeve është ulur për 4,8 për qind, ndërsa numri i vdekjeve është rritur për 0,1 për qind.
Nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur, 19 janë foshnja.
Ndërkohë, gjatë të njëjtës periudhë janë lidhur 3.524 martesa, ose 0,5 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa janë regjistruar 397 divorce.
Rënia e vazhdueshme e natalitetit dhe shtimi negativ natyror mbeten ndër sfidat kryesore demografike të vendit.