Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Shkupit, në afërsi të fshatit Mirkovc, ka shkaktuar kolona të mëdha automjetesh, të gjata disa kilometra, në drejtim të Tetovës.
Sipas informacioneve të fundit, të bllokuara janë kyçet rrugore te Stajkovci, Radishani dhe Mirkovci.
Udhëtarëve u rekomandohet të shmangin pjesën e bllokuar të qarkores. Ndërsa shoferët që udhëtojnë drejt Gjorçe Petrovit, Volkovës dhe Tetovës këshillohen të kyçen në rrugë përmes kyçit te Buteli, nëse qarkullimi në atë pjesë është i kalueshëm.