Një rast i rëndë i dhunës në familje dyshohet se ka ndodhur në fshatin Toplicë të Gostivarit, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve jozyrtare të TS, rasti është paraqitur në polici nga babai , ndërsa personi me inicialet M.M. është arrestuar nga policia.

Bashkëshortja e tij, S.M., raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital, me brinjë të thyera, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj. Sipas të dhënave, gruaja dyshohet se është sulmuar edhe me pirun.

Informacionet për këtë rast i ka siguruar gazetari i portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, ndërsa të dhënat deri në këto momente janë jozyrtare dhe pritet konfirmimi nga institucionet kompetente.

Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e fshatit, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të gruas së dhunuar.

TS do të ndjekë rastin dhe do t’ju informojë për çdo zhvillim të ri.