Në festën e 28 Nëntorit, flamuri kombëtar shqiptar është vendosur në ndërtesën e Komunës së Preshevës.

Kryetarja e komunës, Ardita Sinani, ka bërë vendosjen e flamurit kuqezi në ndërtesën e komunës, në shenjë të festës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.

Momentin e vendosjes së flamurit, Sinani e ka ndarë edhe me qytetarët përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume