Bayern Munichu ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në të gjitha garat, pasi u ndal me rezultat 0-0 nga Hamburgu, në një ndeshje ku vendasit luajtën për më shumë se 45 minuta me një lojtar më shumë.

Bavarezët e nisën ndeshjen në kërkim të fitores, por hasën në vështirësi për të krijuar raste të pastra shënimi.

Hamburgu u mbrojt mirë dhe para përfundimit të pjesës së parë fitoi një epërsi të madhe, pasi Joshua Kimmich u ndëshkua me karton të kuq për një veprim të pahijshëm ndaj Alexander Rossing-Lelesiit, duke i tërhequr flokët gjatë një përplasjeje mes tyre.

Në pjesën e dytë, Hamburgu tentoi ta shfrytëzonte epërsinë numerike, por portieri Jonas Urbig dhe mbrojtja e Bayernit arritën t’i rezistonin presionit të vendasve.

Të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të shënuar, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Ky barazim e thellon krizën e Bayernit, i cili vazhdon të vuajë mungesën e Harry Kane.

Skuadra e Vincent Kompanyt rrezikon të mbetet katër pikë prapa kreut të Bundesligës deri në fund të kësaj xhiroje, në rast fitoreje nga Dortmundi.

Bayerni momentalisht i ka 23 pikë, një më pak se Dortmundi që e kryeson tabelën, i cili do të luajë nesër ndeshjet e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume