I nderuar nga mikpritja që më bëri në Parlamentin Austriak, miku i madh i shqiptarëve, deputeti i Partisë Popullore Austriake (ÖVP), Andreas Minnich, Anëtar i Këshillit Kombëtar të Austrisë, njëherit Zëvendëskryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Këtë takim zyrtar në një ditë të rëndësishme për popullin Shqiptar dhe Shqipërinë, e fillova me mirënjohjen tonë për mbështetjen që Austria i ka dhënë kombit dhe shtetit shqiptar në momente vendimtare të historisë, e në veçanti gjatë shtetformësisë dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Potencova rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit dhe marëdhënieve miqësore me shtetin dhe popullin Austriak, si një ndër aletatët kryesor në familjen e madhe europiane.

Me z.Andreas Minnich biseduam për sfidat që ka vendi ynë në rrugëtimin drejt BE-së, si alternativë e vetme dhe orientim strategjik i popullit tonë. E njoftova edhe me zhvillimet në politikën e brendshme, temat me rëndësi që tangojnë qytetarët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më gëzoi dhe inkurajoi mbështetja e parezervë e deputetit Minnich, partisë që përfaqëson me të cilët ndajmë të njëjtin orientim të Qendrës së Djathtë dhe Qeverisë së Austrisë, në aspiratat tona për ta bërë vendin dhe shoqërinë tonë, demokratike, europiane dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe popujt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume