As bora dhe as shiu nuk kanë arritur t’i ndalin qytetarët shqiptarë në Shkup që të festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit me flamujt kuqezi, duke vazhduar festimet dhe duke shënuar këtë ditë të rëndësishme për historinë kombëtare shqiptare.

Pamjet e realizuara nga gezetari i TS Ruvejd Idrizi, në Shkup shihen qytetarë që, të pashqetësuar nga bora dhe shiu, vazhdojnë të festojnë nën atmosferën kuqezi.

Edhe moti i ftohtë nuk e ka zbehur atmosferën festive, ndërsa 28 Nëntori po shënohet me pjesëmarrje dhe entuziazëm nga shqiptarët në kryeqytet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume