Shkruan : Buran Musliu
Reshjet e dendura të borës kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes së shumëpritur ndërmjet Dobroshtit dhe Dritës, e cila ishte paraparë të zhvillohej sot në kuadër të Ligës së Tretë – Perëndim.
Sot pritej një derbi i vërtetë, një përballje me shumë emocione dhe rivalitet, ku në lojë ishte edhe kreu i tabelës, për të përcaktuar se kush do të mbante pozitën e liderit.
Nga Lidhja Rajonale e Futbollit njoftojnë se për shkak të reshjeve të shumta të borës anulohen të gjitha ndeshjet e parapara për sot në Ligën e Katërt, Ligën e Tretë, ligat e grupmoshave të reja, si dhe në Superligë.
📹 Pamjet që shihni në videon më poshtë flasin vetë! Në këtë stadium sot pritej një atmosferë e jashtëzakonshme. Madje, me bindje mund të themi se do të kishte më shumë tifozë dhe spektatorë sesa në shumë ndeshje të Ligës së Parë të futbollit vendor.
⚽ Dobroshti dhe Drita do të duhet të presin një tjetër ditë për këtë supersfidë!