Për festa, sillemi vërdallë si pelegrinë të një patriotizmi folklorik: herë para përmendoreve, herë para varreve të heronjve, me nga një karafil në dorë.E bëjmë një herë në vit e mandej i harojmë. Edhe këto festa kaluan.Premtimet ngelin në mes të rrugës.
Heronjtë nuk kanë nevojë për homazhet ceremoniale të politikanëve, as për lotë e fjalime pompoze,as për dekor skenik të do çaushave që shkelin mbi idealet për të cilat ata dhanë jetën.
Sikur heronjtë të ngriheshin nga varret, ndoshta do të ishin të parët që do t’i rrëzonin piedestalet,bustat dhe pllakat e larta të mermerta.
Sepse lavdia e heronjve nuk lartësohet e matet as me mermer as me kunora lulesh, as me madhështinë e ceremonive, por me lartësinë e ndërgjegjes, me mirëqenien e popullit, lirinë, demokracinë dhe prosperitetin e kombit per të cilën ata sakrifikuan jetën.Ata do të ishin shumë të kënaqur me homazhe modeste por pupulli të jetë i lumur.Mos na ngelin premtimet e dëshirat në mes të rrugës.
DAIM ILAZI
GEZUAR FESTAT E NËNTORIT!
ZOTI NA BEKOFTË KUDO KU JEMI PËR JETË E MOT!