Dy punonjës shqiptarë të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” në Shkup janë sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve të tifozëve.
Sulmi ndaj punonjësve që po kryenin detyrat e tyre është cilësuar si akt qyqar dhe i papranueshëm. Rasti rikthen shqetësimet për sigurinë e punonjësve shqiptarë në kryeqytet.
Ngjarja ka nxitur edhe akuza për ndikimin dhe fuqizimin e grupeve huligane.