Reth nesh
Rreth Nesh
TetovaSot.com është një portal informativ i pavarur në gjuhën shqipe,
me seli në Tetovë, i themeluar në vitin 2013.
Brenda vetëm disa muajsh nga themelimi, TetovaSot.com shënoi rritje të shpejtë
dhe të qëndrueshme të vizitueshmërisë, duke u renditur brenda dy viteve
ndër portalet më të vizituara në Maqedoninë e Veriut në gjuhën shqipe.
Duke u udhëhequr nga motoja jonë
“shpejt dhe ndryshe”,
arritëm të vendosim një standard të ri në shpejtësinë e informimit,
duke u dalluar për qasjen tonë dinamike dhe të drejtpërdrejtë ndaj lajmit.
Brenda një kohe të shkurtër, TetovaSot.com u shndërrua në burim informacioni
për shumë media të tjera, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut,
por edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Kjo rritje u bë e mundur falë punës së palodhshme të një stafi profesional,
i cili punon pa ndërprerje për të informuar publikun për ngjarjet
brenda dhe jashtë vendit.
TetovaSot.com ka sjellë risi në tregun e informimit duke kombinuar lajmet
me përmbajtje video direkt nga vendi i ngjarjes,
duke ofruar një përvojë më të plotë dhe më reale për lexuesit.
Portali do të vazhdojë të zhvillohet dhe të sjellë risi të reja,
duke qëndruar gjithmonë besnik ndaj motos sonë:
“shpejt dhe ndryshe”.