Një aksion i zgjeruar policor është duke ndodhur në këto momente në Haraçinë të Shkupit, informon Klan Macedonia.

Sipas informacioneve fillestare, forcat policore po bëjnë kontrolle në disa lokale në Haraçinë.

Klan Maqedoni mëson se bëhet fjalë për operacion kërkimi të personave me fletarrest për kryerje apo dyshim për kryerje të veprave penale.

Detaje më të hollësishme nga MPB do të japin pas përfundimit të aksionit.

 

 

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume