Në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i sjoqëruar nga deputetët Adnan Neziri dhe Bujare Abazi, realizoi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Omsani – Sadriu

“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.

Kryetari i ASH-së, uroi presidenten Osmani-Sadriu për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Taravari njoftoi, po ashtu, se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume