Kavaja është ndër Bashkitë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë në këto zgjedhje lokale.
Fisnik Qosja kandidat i “Bashkë Fitojmë” është kryebashkiaku i ri i Kavajës, i cili mundi të grumbullonte 11.761 vota të numëruara në 92 qendra votimi.
Pas tij u rendit kandidati i Partisë Socialiste, Redjan Krali me 10.903, i cili pranoi humbjen dhe uroi kundërshatrin e tij.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar fitoren Qosjes, duke ndarë një video nga festa e fitores në rrugët e qytetit.
“Kavaja feston fitoren e z. Fisnik Qosja! Mirënjohje demokratëve dhe qytetarëve të Kavajës. Urime kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës!”, shkruan Berisha.