Ka përparim, ndjehet se gjërat po ecin përpara, veçanërisht lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me obligimet e marra dypalëshe me Marrëveshjen ndërmjet shtetit dhe Bullgarisë, por fatkeqësisht edhe krahas përpjekjeve politike të të dyja palëve për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ende nuk ka rend dite të përbashkët për reformat e nevojshme. Hendeku politik po thellohet dhe reformat e nevojshme po mbeten prapa, vlerësoi ambasadori evropian Dejvid Gir në takimin e sotëm të Komitetit të Përzier Parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Giri theksoi se edhe pse sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë vendimtare dhe thelbësore në procesin e zgjerimit të BE-së, megjithatë në shtet në këto fusha, siç tha, ka një numër të madh shqetësimesh të cilat thellohen në muajt e fundit.

“Është e rëndësishme të adresohen mangësitë në zbatimin e ligjeve përkatëse me çfarë sigurohet pavarësia dhe integriteti i gjykatësve. Këto çështje së fundmi janë shfaqur përmes gjendjes në Këshillin Gjyqësor, organ përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre parimeve. Politikanët dhe partitë politike duhet t’i refuzojnë të gjitha përpjekjet për kapjen e institucioneve, ndërsa Këshilli Gjyqësor dhe gjyqësori kanë përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre. Pensionimi i gjykatësve gjithashtu ndikon, kështu është prioritet fuqizimi i resurseve njerëzore si në gjyqësi, ashtu edhe në prokurori. Procesi i zgjedhjes së dy gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe dy anëtarëve në Këshillin e Prokurorëve zgjat shumë dhe duhet sa më shpejt të përmbyllet në bazë të parimit të meritokracisë”, tha Giri.

Përkujtoi edhe se flamuri evropian dhe procedurat e përshpejtuara për ligjet duhet të kufizohen në masë të madhe. Njëherësh bëri thirrje për përfshirje maksimale të opinionit në marrjen e vendimeve në Kuvend.

I përshëndeti vlerësimet pozitive për vendin nga “Reporterët pa Kufij”, por theksoi se gazetarët duhet të mbrohen nga gjuha e urrejtjes.

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili, tha se i presin raportet e skriningut sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, siç theksoi, të ruhet fokusi dhe motivimi për reforma edhe në administratë edhe në shoqëri në tërësi.

“Raporti i skriningut për vlerat fundamentale është baza për përgatitjen e tre udhërrëfyesve – udhërrëfyesi për sundimin e së drejtës me planin e pakicave për pakicat, udhërrëfyesi për reformë të administratës publike, të dy si pikë referimi për hapjen e klasterit tema, si dhe udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike duke përfshirë dhe thellimin e dialogut rreth menaxhimit ekonomik dhe përmbushjes së kritereve evropiane”, tha ajo.

Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ejmi Larson Xhein e përshëndeti harmonizimin shtetit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, të cilën e vlerësoi si shenjë të fortë të përkushtimit strategjik të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume