Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për rezultatet e korrura në tri aksionet e zhvilluara në orët e hershme të kësaj së mërkure.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, është shprehur Sveçla, transmeton KlanKosova.tv.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet”, ka vazhduar ai.