Ambasada e SHBA-së në Beograd ka komentuar organizimin e sotëm të ushtarëve amerikanë dhe serbëve lokalë para Komunës së Leposaviqit.

Matja e forcave në tërheqjen e litarit, Ambasada e SHBA-së thotë se është lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve nga e cila fitojnë të gjithë.

“Lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve në të cilën fitojnë të gjithë. Punë të mbarë djema!”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Beograd që drejtohet nga Christopher Hill.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume