“Të prekur thellë nga lajmi për aksidentin e një familjeje gostivarase në rrugën Elbasan-Peqin ku si pasojë humbi jetën Andina 8 vjeçe.
I dashur kolegë Arben dhe e dashura profesore Trëndelina, në këso raste, është vështirë të gjinden fjalët. Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqertat për humbjen tuaj. Ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe ta kaloni këtë sprovë të vështirë pranë të afërmëve tuaj.
Ne jemi vënë në kontakt me autoritetet e Shqipërisë për çfarëdolloj asistence të nevojshme dhe angazhohemi për zbardhjen e rrethanave të rastit” ka shkruar Taravari./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume