Është i nevojshëm një dialog në të cilin do të mbizotërojnë argumentet e arsyeshme. Në këtë periudhë nuk mund të udhëhiqemi nga pasionet apo frika për një çështje që nuk meriton të shkaktojë një furtunë të tillë në ndjenjat e njerëzve, tha sot akademiku Vlado Kambovski për ndryshimet kushtetuese, informon PRESSonline.al

Siç thotë ai, me iniciativën për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës, ne po trokasim në një derë të hapur, sepse ata tashmë janë të përfshirë në Kushtetutë si komunitet.

“Në Preambulë ka një klauzolë që flet “edhe për popujt dhe komunitetet e tjera”. Në dispozitat e posaçme për të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive ka barazi të plotë të të gjitha bashkësive, qofshin ato të njohura apo jo” – tha Kambovski, para konferencës me temë: “Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE: Sfidat dhe prioritetet kryesore”.

Ai theksoi se është e rëndësishme që çështjet e ndjeshme të debatohen me argumente përmes një dialogu të arsyeshëm, pa kalkulime politike, pa manipulime dhe populizëm të panevojshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume