Vendimi i DASH-it për Ramiz Merkon i zgjoi nga gjumi institucionet gjyqësore të vendit, të cilët sipas analistiti Ibraim Memeti, kanë qenë në gjumë të thellë. Memeti i sheh me skepticizëm paralajmërimet e Këshillit Gjyqësor për hetime në Gjyqin dhe Prokurorinë e Strugës.

“Nuk mundet tash të shkojnë të gjithë në Strugë. Struga na u bë qendër e kriminalitetit. Ato duhet rregullisht t’i përcjellin këto punë. Dhe kur e targeton një komunë apo subjekt, tani del se këto tjerët të gjithë janë ‘melaiqe’ e vetëm ky paska qenë i korruptuar”, tha mes tjerash ibraim memeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume