Policia kriminale në SPB Manastir sot (21.06.2023) ka arrestuar R.R (60) nga fshati Makovë, komuna e Novacit, i cili kërkohej për arratisje nga Burgu i Prilepit.

R.R është dënuar me 16 vjet e 4 muaj për veprën penale “vrasje” dhe ka 9 vjet e 7 muaj për të mbajtur burg.

“Personi do të dorëzohet në burg”, thonë nga MPB Maqedoni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume