Kryetarja e partisë bullgare BSP dhe ish-ministre, Kornelia Ninova, mendon se Maqedonia e Veriut ende nuk e meriton të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Për mendimin tonë, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme për anëtarësim në BE, nuk i ndan vlerat e BE-së. Gjuha e urrejtjes, agresionit, qëndrimi agresiv ndaj Bullgarisë dhe ndaj njerëzve me vetëdije bullgare tregon se ata nuk janë gati për këtë dhe dëshmon qëndrimin e “BSP për Bullgarinë”, e cila nuk e mbështeti vendimin e parlamentit për të filluar negociatat e anëtarësimit”, theksoi kryetarja e BSP-së, në një intervistë për “BNR”.

Pak ditë më parë, partia e saj propozoi të votohej një projekt-deklaratë në Asamblenë Kombëtare Bullgare në lidhje me, siç thonë ata, narrativën antibullgare në Maqedoni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume