Në Forumin e Prespës për Dialog që po zhvillohet në Strugë, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në një dalje para mediave foli rreth aktualitetit politik. I pyetur për propozimin e BDI-së drejt VMRO-DPMNE-së dhe për afatin se deri kur duhet opozita maqedonase të vendosë për këtë çështje, Osmani nuk e tregoi datën e saktë por shtoi se afati i funit do të jetë votimi i parë në Kuvend i propozimit të Komisionit për ndryshimet kushtetuese, përcjell KlanM.

“Deri në ditën kur në seancë plenar do të jetë votimi i parë, opsionet janë të hapura për të pasur marrëveshje me opozitën në aspekt të ndryshimeve kushtetuese, përfshirë këtu edhe planin trepikësh të cilin e prezantova dje. Shpresoj se në periudhën e ardhshme nga qeveria do të dërgohet në Kuvend drafti apo propozimi i Komisionit dhe këtu do të fillojnë të llogariten afatet… Pra, deri në votimin e parë. Deri në atë afat kemi mundësi për marrëveshje me opozitën”, theksoi Bujar Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume