Është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe globale që Maqedonia e Veriut të përqendrohet në demokracinë dhe sundimin e ligjit, tha për në gjuhën maqedone zëvendësndihmës sekretari i mbrojtjes i SHBA-së për politikat evropiane dhe NATO-n, Spenser Boyer, transmeton .

I pyetur nëse beson se korrupsioni në Maqedoni është kërcënim për sigurinë e saj kombëtare, ai thotë se qëndrimi i Pentagonit është se sundimi i ligjit dhe demokracia janë të rëndësishme për të pasur sisteme të forta që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale.

“Do t’ua lë kolegëve të mi nga Departamenti i Shtetit të flasin për politikën dhe përpjekjet politike që kemi me Maqedoninë e Veriut. Ajo që mund të them nga ana e Departamentit të Mbrojtjes është se ne shohim marrëdhëniet tona në rritje dhe një themel të vërtetë për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe. Natyrisht, ne kujdesemi për demokracinë dhe sundimin e ligjit në përgjithësi për të gjithë aleatët dhe partnerët tanë. Ne mendojmë se fokusimi në ato gjëra dhe të pasurit demokraci të forta është i rëndësishëm për të pasur sisteme të forta për të qenë elastik, për të kontribuar më gjerësisht në sigurinë rajonale dhe globale. Pra, kjo është gjithmonë e rëndësishme”, thotë Boyer.

Ndërsa për anëtarësimin e vendit në BE, ai thekson se është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin më gjerësisht dhe kjo, thotë ai, është diçka që SHBA-të e mbështesin.

“Unë nuk do të hyj në specifikat e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështje specifike politike. Këtë do t’ua lë të tjerëve ta bëjnë, por ajo që do të thoja për Bashkimin Evropian dhe aspiratën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare, është diçka që ne e mbështesim plotësisht. Natyrisht, varet nga Bashkimi Evropian që të marrë vendimin e vet për anëtarësim, por ne e shohim si të rëndësishëm procesin e lëvizjes drejt anëtarësimit në BE, integrimin më të gjerë euroatlantik, për të ndërtuar mbi hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO në vitin 2020″, thotë ndihmës sekretari në Pentagon.

I pyetur nëse vonesa e mundshme e mëtejshme eprocesit të anëtarësimit nga njëra anë dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nga ana tjetër duhet të jenë alarm për BE-në duke pasur parasysh rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm, ai përgjigjet:

“Ka gjithmonë një shans që diçka që është në një zonë të caktuar mund të përhapet, dhe ne po e mbajmë një sy në këtë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi si vend, dhe po punojmë me Maqedoninë e Veriut dhe të tjerët, në përpjekje për tu siguruar që ta stabilizojmë rajonin”.

Në intervistë, Boyer flet edhe për planin dhjetëvjeçar të bashkëpunimit në mbrojtje që Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan muajin e kaluar, duke shpjeguar seky udhërrëfyes parashikon bashkëpunimin dhe politikën dypalëshe dhe rajonale, modernizimin e mbrojtjes, bashkëpunimin në lidhje me sulmet kibernetike dhe trajtimin e dezinformimi.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me .

Ndryshe më Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-ve ishin edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij.

Më për shkeljet ligjore dhe prishje të demokracisë nëpër institucione publike, shoqëruar me korrupsionin, Departamenti i Shtetit Amerikan i shpalli nongrata edhe Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin dhe një politikane nga Bosnja.

Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë.

SHBA, ka paralajmëruar se Merko nuk është i fundit që është shpallur “nongrata”, por se do të ketë edhe të tjerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume