Komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko-Prilep sot në mëngjes është bllokuar plotësisht për shkak të vërshimeve, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Reshjet e shiut bënë që lumi Raeçka të derdhej në vendin ku po ndërtohen dy tunele të reja dhe e bëri rrugën të pakalueshme. Ky vend përmbytet sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm.

AMSM paraprakisht kishte njoftuar se në rrugë ka pasur sasi të madhe të ujit në nyjen afër “Motel Drenovës”, ndërsa ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rënie guri para tuneleve afër Pletvarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume