Policia ka dhënë detaje për sulmin që ka ndodhur mbrëmë ndaj dy personave në Mitrovicën e Veriut.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dy shqiptarë të Kosovës ishin sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska.

Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume