Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me homologun ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilit i ka shprehur solidaritetin e plotë për Ukrainën e cila prej më shumë se 1 viti po përballet me agresionin rus.

Osmani shprehet se askush nuk e kupton dhembjen dhe luftën në Ukrainë, më mirë se populli i Kosovës, teksa thekson se askush nuk mund të pengojë vullnetin e qytetarëve për të qenë të lirë.

“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit solidaritetin tonë të plotë @Zelenskyyt. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkruan Osmani në rrjetin social Twitter.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Zelenski ndodhen në Moldavi për takimin e dytë për Komunitetin Politik Europian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume