Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi tha se nuk ka asnjë qortim për Maqedoninë e Veriut.

Radev tha se të gjithë palët duhet ta kuptojnë se sa më parë që bullgarët bëhen pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, aq më mirë do të jetë për të gjithë.

“Nuk kam absolutisht asnjë qortim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thoni ju. Është e rëndësishme për ne dhe për të gjitha vendet evropiane dhe BE-në që të respektohen kriteret për anëtarësim, ato bazohen në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e diskriminimit. Mendoj se sa më shpejt të kuptohet se bullgarët në RMV duhet të përfshihen në Kushtetutën e RMV-së dhe të garantohet barazia sipas ligjeve, aq më mirë do të jetë”, tha Radev.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume