TIRANË- Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet pranë kthesës së Kamzës. Policia thotë se i riu ka lyer veten me benzinë dhe ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Autoritetet kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur transportimin e tij në spitalin e djegies plastike në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet, të cilat e kanë detyruar të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Ai po mbahet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume